Bëhen për spital nga përleshja, shkak kontesti pronësor
Gjilan – Në lagjen “Zabeli i Sahit Agës” në Gjilan janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë përleshur në mes vete, për arsye të një kontesti pronësor.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë përleshjes, është dëmtuar dhe një veturë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


