ARKATANA

Evropa i ul së bashku në Kuvend deputetët e pozitës dhe opozitës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Për herë të parë pas shumë kohe deputet nga të gjitha partitë në Kosovë janë ulur së bashku për të diskutuar diçka në mënyrë normale.

Sot edhe zyrtarisht kanë nisur takimet e Komisionit Parlamentarë të Parlamentit Evropian dhe atij të Kosovës në kuadër të marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.

Përveç rëndësisë së vet të këtij takimi BE-Kosovë, e veçanta është edhe një tjetër.

Për herë të parë pas shumë kohe deputet nga të gjitha partitë në Kosovë janë ulur së bashku për të diskutuar diçka në mënyrë normale, transmeton zeri.info.

Madje ata janë të ulur fare pranë njëri tjetrit.

Eco Higjiena

Siç edhe do të mund të shihni në fotografitë më poshtë, është kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ai i cili është ulur në mes të ulëseve të cilat zakonisht i takojnë grupit parlamentar të PDK-së.

Ai është përshëndetur me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ndërsa para tij janë ulur edhe deputet të LDK-s me në krye Sabri Hamitin, transmeton zeri.info.

Pjesëmarrëse në këtë Komision është edhe Donika Kadaj Bujupi, Adem Grabovci, Xhavit Haliti, Ismet Beqiri etj.

Ndërkohë që punën e këtyre komisioneve e ka vizituar edhe kryeministri Isa Mustafa.

Sot raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë se është shumë e lumtur që në këtë takim do të marrin pjesë deputet nga të gjitha partitë politike në Kosovë dhe ka ftuar që kjo pjesëmarrje e tyre të vazhdoj edhe në seancat tjera të rregullta./Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.