UBT

Partitë pajtohen që 7 qershori të jetë data e zgjedhjeve

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Partitë politike janë pajtuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 7 qershor.

Kështu u bë e ditur pas takimit që përfaqësuesit e partive politike kishin me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, rreth datës së zgjedhjeve, raporton Zeri.info.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori.

Megjithatë, ai tha se PDK-ja do ta respektojë cilëndo datë.

“Shumica e përfaqësuesve kanë qenë për datën 7, por ne do të shohim tutje. PDK-ja është gati për zgjedhje”, tha Hamza.

Edhe ish-shefja e Grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se janë dakord për këtë datë, mirëpo tha se, shpreson që qytetarët t’i mbështesin ata që punojnë për të mirën e tyre.

UBT

“Si LDK dhamë opinionin tonë që brenda kornizave ligjore të shpallet 7 qershori si data e zgjedhjeve me që ishte edhe si arsyetim që KQZ-ja ka kërkuar paraprakisht për shkak që i nevojitet më shumë kohë për mobilizim të strukturës së saj për organizimin sa më profesional të zgjedhjeve dhe normalisht që e mirëkuptojmë këtë kërkesë dhe jemi dakord për datën 7 qershor. Normalisht që ne deri këtu kemi thënë që ne jemi të synuar që t’i japim Kosovës një vizion tjetër, një bashkim të së djathtës, e cila do të ketë një vizion zhvillimor për Kosovën, një program zhvillimor për Kosovën, për një Kosovë që i forcon aleancat ndërkombëtare, që prezanton projekte zhvillimore, hap vende të punës dhe jo që ta lejë vendin nën sanksione dhe në skema sociale. Prandaj besoj shumë që qytetarët e Kosovës do ta shohin këtë risi dhe do t’i mbështesin ata që dinë dhe ata që ua rregullojnë jetën atyre”, u shpreh Lushaku-Sadriu, raporton tutje Zeri.info.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka konfirmuar se pritet të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se AAK-ja po përgatitet për një betejë, jo për të kaluar pragun, por për t’i dhënë Kosovës një qeveri normale.

“AAK-ja është duke u bërë për një betejë, ajo s’ka të bëjë me prag, por për t’i dhënë Kosovës një qeveri normale. Deri tash kemi pas fjalë të forta e punë hiç, Kosova e ka shansin edhe një herë dhe ne po përgatitemi për t’i dhënë këtë shans Kosovës”, tha Gjini pas takimit me u.d të presidentes Albulena Haxhiu, ku u diskutua për datën e zgjedhjeve.

Ai mohoi që AAK-ja do të hyjë në koalicion parazgjedhor.

“Jemi përgatit me garua vetëm dhe t’i dhënë Kosovës dalje nga kjo krizë”, tha Gjini. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.