ARKATANA

Mirëpritet rënja e numrit të të infektuarve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Rënja e numrit të të infektuarve me Covid-19 mirëpritet nga Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti. Në takimin e rregullt të këtij komiteti, u tha se përkundër që trendi i infeksionit në nivel vendi ka rënë, institucionet komunale dhe mekanizmat relevantë do të vazhdojnë angazhimin e plotë për ta ndërprerë përhapjen e mëtutjeshme.

Kryetari Sokol Haliti tha se masat kundër pandemisë duhet të zbatohen me përpikëri, duke mos lënë anash punët e përditshme. Ai tha poashtu se do të koordinohen për fillimin e vitit të ri shkollor, që sipas tij, është sfidë në vete.

KKVITI

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se edhe Policia e Kosovës do të jetë e angazhuar në mënyrë që ky proces të menaxhohet më lehtë./rajonipress/