EVSB dënon sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës
Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), dhe Vrojtuesit e lagjes nga Komuna e Vitisë, kanë dënuar sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës.
EVSB, kohëve të fundit në disa Komuna, vërehet se ka pasur rritje të numrit të rasteve ku zyrtarët policorë janë kanosur dhe sulmuar edhe fizikisht gjatë kryerjes së punës zyrtare, nga persona të pa ndërgjegjshëm.
EVSB dhe Vrojtuesit e lagjes, dënojnë veprimet e tilla,duke ju rikujtuar të gjithëve se zyrtarët policorë, çdo herë janë në gjendje gatishmërie që ta mbrojnë veten e tyre dhe çdo qytetarë të Republikës së Kosovës, gjithnjë duke respektuar vendimet e Qeverisë, për respektimin e masave, ku në këtë kohë të vështirë Policia e Kosovës është e obliguar të dalë në terren dhe të ndërmarrë masa konform ligjeve pozitive të vendit në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
EVSB dhe Vrojtuesit e lagjes, iu bëjmë thirrje publike organeve ligjvënëse dhe kompetentëve që dënimet e tyre të jenë më rigoroze dhe më të ashpra ndaj personave të pa ndërgjegjshëm, meqenëse numri i sulmeve çdo dit e më shumë po shtohet në forma të ndryshme nënçmuese ndaj zyrtarëve policorë që i përkasin një institucioni më të besuar në vend.
Policia e Kosovës është e jona:Policia është populli, dhe populli është policia.
“Policia e Kosovës është institucioni i zbatimit të ligjit, ndër detyrat dhe autorizimet të saj janë, të mbroj jetën, pronën, dhe të ofroj siguri për të gjithë personat, të parandaloj rrezikun ndaj qytetarëve, ta mbajë rendin dhe sigurinë publike.
EVSB së bashku me Vrojtuesit e lagjes, apelojnë për të gjithë qytetarët e vendit, administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitete të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe i fton ata që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, dhe jo sulmet fizike ndaj policëve të cilët po kryejnë detyrën e tyre zyrtare, në mbrojtje të rendit dhe ligjit thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/


