Kontrabandonte mall duke shmangur taksat doganore, serbit i sekuestrohet malli
Kamenicë – Njësiti policor gjatë një pike të kontrollit kishte ndaluar një automjet kombi të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit kishin vërejtur se në automjet kishte pasur të ngarkuar një pajisje me dy pjesë përcjellëse për të cilat i dyshuari nuk ka poseduar dokumente duke iu shmangur taksave doganore.
Me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


