Receta për lëngun fantastik, që vret bakteret
Në vijim ju paraqesim recetën që jua forcon sistemin imun, pastron organizmin dhe me sukses lufton kundër baktereve dhe viruseve që na lëndojnë në këta muaj të freskët.
RECETA PËR ANTIBIOTIKUN NATYRAL
Përbërësit: 700 ml uthull të mollës, 1 hudhër të copëtuar imët, 1 qepë të copëtuar imët, 2 speca të freskët, ¼ e gotës xhenxhefil të gërryer, 2 lugë rrikë, 2 lugë kurkumë pluhur.
Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në enë. Më pas me uthullën e mollës i vendosni në kavanoz prej qelqit. E mbyllni mirë dhe e përzieni. Kavanozin për 14 ditë e mbani në një vend të errët, duke e përzier disa herë në ditë. Pas 14 ditëve, lëngun e përdorni, ndërsa që pjesën tjetër mund ta përdorni për të zier në kuzhinë.


