Arrestime në Gjilan dhe Viti për kanosje dhe pengim të personit zyrtar
Gjilan – Në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka penguar zyrtarët komunal gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.
Edhe në rrugën “Adem Jashari” në Viti është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


