Tentim vrasje në Viti, sherri fillon rreth një kontesti pronësor
Viti – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe në femër kosovare.
Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me gas.
Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalet për 48 orë në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


