Refuzon të vendos maskën, prangoset gjilanasi
Gjilan – Policia e Kosovës me 19 korrik 2020, rreth orës 16:00, gjer sa ishin në patrullim rutinë në Rr. “Abdulla Tahiri” këtu në Gjilan kanë hasur në personin shqiptar shtetas i Kosovës i cili nuk mbante maskën mbrojtëse kundër COVID -19.
Patrulla e policisë kërkon nga personi ta vendosë maskën mbrojtëse i njëjti ka refuzuar dhe ka penguar personat zyrtar gjate kryerës se detyrës me ç ‘rast është arrestuar i dyshuari.
Ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me vendim te Prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti procedohet në PTh njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


