Arrestohen tre të dyshuar për kontrabandim të lëndës drusore nga Serbia në Kosovë
Kamenicë – Në fshatin Lisockë, të Kamenicës janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri roje pylli (pylltar), pasi që dyshohet se kanë kontrabanduar lëndë drusore nga Serbia për në Republikën e Kosovës, ndërsa pylltari kishte vulosur (damkosur) lëndët drusore.
Kamioni së bashku me lëndën drusore është konfiskuar dhe dërguar në Agjensionin e Pyjeve. Me vendim të prokurori, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


