ARKATANA

Thaçi nga Haga në Kosovë, pritet nga qindra qytetarë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Kosovë pas 4 ditësh intervistim në Hagë.

Qindra qytetarë kanë dalur ta presin në Morinë kthimin e tij nga Haga, shkruan lajmi.net.

Thaçi është parë i buzëqeshur pas kthimit nga Haga ku është intervistuar për 4 ditë rresht.

Eco Higjiena

Ai do t’iu drejtohet nesër në ora 20:00 qytetarëve për të folur rreth intervistimit të tij në Hagë.

Gjatë një postimi në Facebook sot, presidenti Thaçi ka shkruar se askush nuk do të mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. /Lajmi.net/