UBT

Reforma në drejtësi të godasë kokat politike të krimit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Presioni ndërkombëtar shihet si i pashmangshëm. Shqipëria, ashtu si edhe Kosova, nuk mund të lëvdohet apo dallohet se ka shënuar ndonjë avancim dhe përparim sa i përket sistemit të drejtësisë.

Edhe atje në vazhdimësi ka pasur kritika të ndryshme nga ndërkombëtarët për ndërhyrjet nga grupet të caktuara të interesit, por edhe nga politika, duke mos lërë kësisoj që drejtësia të frymojë lirshëm dhe të rrisë efikasitetin dhe funksionalitetin e saj. Duke parë se Shqipëria assesi nuk po mundet që vetë të fillojë një iniciativë të tillë për ndryshime në drejtësi, këtë e ka parë të arsyeshme që ta bëjë faktori ndërkombëtar, i cili në kohët e fundit i ka bërë në vazhdimësi një presion të madh shtetit shqiptar drejt reformës në drejtësi, e kjo nënkupton edhe dekriminalizimin e institucioneve. Këtë çështje BE-ja, por edhe SHBA-ja e kanë marrë tejet seriozisht, pasi ua kanë dërguar Qeverisë dhe Kuvendit të atjeshëm një dokument të detyrueshëm në pako për miratim. Në këtë aspekt shtrohet pyetja se a duhet që edhe në Kosovë të ketë një presion të tillë të fortë ndërkombëtar për të lëvizur nga ky pozicion drejtësia? Për këtë problematikë flasin njohësit e kësaj fushe. Analisti Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se përgjithësisht në këtë drejtim është kundër intervenimeve nga aktorët që nuk e kanë fuqinë vendimmarrëse të derivuar nga vota qytetare.

Uji Dea

Askush të mos kursehet Megjithatë, Abazi thotë se ajo që po ndodh në Shqipëri është vetëm një shtytje tjetër drejt reformave të domosdoshme, drejt Bashkimit Evropian, po ashtu ndarjes së pushteteve, por edhe funksionimit të sistemit ligjor në mënyrë të pavarur dhe funksionimit të sistemit demokratik. “Në një proces të tillë nuk ka vend për kriminelë dhe të korruptuar, qofshin ata gjyqtarë, prokurorë apo politikanë. Nëse Sanader nuk është kursyer, nuk duhet kursyer askush, pasi Kosova nuk është ndryshe dhe sigurisht do të vijë koha për një pastrim të tillë”, theksoi Abazi.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, konsideron se deri më tani nuk ka pasur ndonjë presion të shtuar ndërkombëtar për të ofruar një koncept më ndryshe, por edhe për të kërkuar një reformë të plotë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Burjani po ashtu thotë se në këtë drejtim mungojnë edhe argumentet e natyrave të tjera, të cilat kanë mundur të paraqiteshin nga bashkësia ndërkombëtare, pasi, sipas tij, ka mjaft argumente që çalon drejtësia në Kosovë.”Ka shumë probleme në fushën e rendit dhe ligjit, por deri më tash nuk kemi pasur ndonjë presion të shtuar që ka ardhur nga BE-ja apo edhe SHBA-ja ngjashëm ta quajmë kushtimisht si në Shqipëri, ku shteti kushtëzohet me reformë në sistemin e drejtësisë”. Tutje, Burjani nënvizon se do të ishte mjaft e dobishme dhe i qëlluar aplikimi i një reforme obligative edhe për institucionet e Kosovës që të ketë një reformë të thuktë, por edhe strukturore për drejtësinë e vendit, në mënyrë që të zgjidhen problemet e ngarkuara për një kohë të gjatë, e kjo, sipas tij, për shkak të mosfunksionimit real dhe objektiv të disa mekanizmave të organeve të drejtësisë, ku lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është në nivelin e duhur dhe të kënaqshëm. Pra, qytetarët janë mjaft të pakënaqur me sistemin e drejtësisë në vend, ashtu sikurse edhe bashkësia ndërkombëtare, por edhe BE-ja dhe SHBA-ja, që kanë shumë kritika dhe vërejtje, mirëpo deri më tani nuk kemi parë një presion të shtuar nga këto shtete, në drejtim të asaj që të kërkojnë reformën e drejtësisë edhe në Kosovë”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.