Mobi Casa

Politika te na n’Kosovë, nga fillet e saj e deri më sot..!!

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Nga Isa Azemi – Korça – Sot, politikani i djeshëm, “ushtari” i djeshëm, vullnetari dhe bamirësi i djeshëm e i pardjeshëm, janë kthyer në brejtësit e urrejtësit më të mëdhenjë të kësaj shoqërie. Jo të gjithë prej tyre, dhe jo për fajin tonë.

Ana tjetër e medaljes. Me ne, a me ata. Me shumicën a me pakicën.

Kah po shkon kjo shoqëri. A jemi shoqëri paradoksale apo jo.?!

Historia përsëritet. Gjithmonë ka pasur njerëz që kanë qenë në anën e kundërt. Në vitin 1981 disa njerëz apo një pakicë protestonin, disa të tjerë me rreth e akraballak ndiheshin të rehatuar dhe komod e shikonin nga kolltuqet e tyre, atë që po ndodhte, atë që për kohën mund te quhej mini-revolucion. Edhe atëherë kishte shqiptarë në pushtet. Në vitin 1989 gjithashtu protestonin pakica, kishte shqiptarë dhe funksionar të lartë që në pushtet ndiheshin rehat dhe i konsideronin protestat të panevojshme. Studentët, një gjeneratë e artë për kohën, ata të vitit 1997 protestonin, pushteti fashist e kolonialist i ndjekte, burgoste, gjymtonte, e pushtetarët e asaj kohe, sa paralel, aq edhe të rrejshëm vendor na maronin petlla në ujë, na gënjenin haptas me idenë se ne jemi popull i zgjedhur, se Evropa e Amerika do të na e sillnin pavarësinë dhe shtetin për badihava, ata na gënjenin neve dhe vehten se liria vjen vet pa ia bërë hyzmetin. Dhe padyshim erdhi një moment, ky në vitin 1999, e të huajt u bindën se tani shqiptarët u kfjellën nga pallavrat e odave dhe e gjygymave te çajit, nga politika e nënshtrimit e vetshkatërrimit, dhe se ne tani duhet të ndihmoheshim. Na erdhën në ndihmë, veç atëherë kur ne e ngritëm bythën, vendosëm këmbët në tokë, gishtin në kokë, e disa djem trima ngjeshën armët në brez, dhe nisëm me e pa realitetin me sy të hapur.

Padyshim se situata ka aspekte ngjashmërie mjaft shumë edhe tani. Disa që ishin në anën e kundërt me herët, sot po i mbajnë pozicionet e njëjta. Na shiten atdhetar e fallqor të denjë. Disa të tjerë që në të kaluarën ishin në luftë a përleshje me anën e kundërt, sot i rrijnë në krah atyre të kundërtve.

E po, kështu e ka jeta. Një herë lart, gjithmonë lart..!!

Revolucionet dhe kërkesat për ÇLIRIM nga kolonialistët por dhe nga grabitësit e banditët e vendit apo këta tanët, gjithmonë kanë filluar nga idetë e një individi e pastaj janë rritur pjesëmarrësit e pakënaqur. Gjithashtu grupimet dhe lufta e tyre për ÇLIRIM nuk ka zgjatur veç një ditë të vetme. Ka zgjatur gjithmonë më shumë se kaq…

A është koha për reflektim.?!

Të rrish i heshtur dhe i patrazuar në një vend, ku shpresë është veç besimi në Zotin dhe shëndeti i njerëzve mbi të gjitha, duket të jetë vështirë e përballueshme. Student të diplomuar në shumë shkallë e lëmi, punëtor e rini, pa asnjë shpresë për një vend pune, për një martesë, a krijim familje, pensionistë me gjendje të mjerueshme materiale e shëndetësore. Më pastaj, luftëtar lirie e invalid lufte, raste sociale, të sëmurë rëndë e lehtë, me mundësi të vogla e me hiq shpresë. Punëtor të pakënaqur, pa kushte për punë, në sektorin publik e privat, formal e joformal. Privatizim pa asnjë transparencë, shitje e ndërmarrjeve njerëzve dhe kompanive të dyshimta, me tendencë dhe në rrugë për ti falimentuar ato. Çmime të pa përballueshme të energjisë elektrike, dhe komunalive tjera, të ushqimeve dhe gjërave elementare për jetë, që janë në raport diametralisht të kundërt me standardin e jetës së qytetarit. E në anën tjetër po ta shohësh luksin e institucioneve të shtetit, padyshim që të krijohet opinioni që ky vend ka nivel zhvillimi proporcional me vendet e zhvilluara.

FIDANISHTJA

Vazhdojmë sipas radhës…

Shuma të ndara vit për vit për lluksin pushtetar. Vetura të blera me profilin zero zero, edhe atë shumë shpesh. Inventar, mobilje të blera sipas shijes së secilit kryeministër, ministër, e zyrtari më të ultë, në intervale kohore gjashtë mujore, maksimumin një vit. Shpenzime për dreka e darka, për familje e dashnore, akraballak, partner biznesi, e argat që punët e pista i bëjnë për shefat. Llogariteni këtu zinxhirin e të punësuarve në institucione, familjarët, akraballakun, simpatizantët, argatët personal, edhe atë pa asnjë kriter minimal të kërkuar në një treg të lirë pune që do të duhej të kishim. E në këtë kategori të punësuarish matrapaz, kemi student e studente të përjetshëm, të diplomuar në moshën e veteranëve, aso që në jetën e tyre derën e universitetit se kanë parë, të tjerë pa shkolle fillore e as të mesme, por me diploma fakulteti, analfabetë për të cilët alfabeti i gjuhës i ka herë me pak e herë më shumë se 36 shkronja.

Të tillët, shumica janë njerëz besnik që i shërbejnë këtij vendi dhe institucioneve. Edhe sa të bëma të tjera janë motiv shtesë që qytetarët të hedhin vrerë, gurë, e ndoshta një ditë plumba mbi institucionet e përfaqësuesit e tyre, orëve, ditëve e muajve në ardhje…

Sot, politikani i djeshëm, “ushtari” i djeshëm, vullnetari dhe bamirësi i djeshëm e i pardjeshëm, janë kthyer në brejtësit e urrejtësit më të mëdhenjë të kësaj shoqërie. Jo të gjithë prej tyre, dhe jo për fajin tonë.

Për fajin e atyre që për 20 vite para lufte, dhe 16 vite pas lufte nga pozita e të qenurit lartë, e grryejnë, e vjedhin, e shkretojnë këtë vend e këtë popull. Thjeshtë gjendja e tyre, është ndërruar me dëshirën e tyre apo pa atë…

Mllefi është i madh. Këtë e kuptojnë drejtë vetëm ata që e kanë barkun thatë mëngjes e mbrëmje. E qeveritarët me suitat e tyre janë kategori tjetër. Janë barke mbushur. Prandaj dëshpërimi qytetar për ata që botën e shohin me sytë e tyre, është në rritje…

Dhe mos u habisni. Për popullin dhe njerëzit, gjithmonë mjeti i parë mbrojtës ndaj kundërshtarit është ajo që na qëllon më afër. Të tjerave hera, ata do të jenë më të përgatitur. Një herë guri e kubëza, e pastaj thika, arma e plumbi.

Me pastaj nuk i dihet…!!/rajonipress/