Ish-diplomati amerikan Fried: Ndërhyrja e NATO-s ishte një sukses, u parandaluan shumë vrasje
Kosova sot po shënon 21-vjetorin e çlirimit dhe hyrjen e forcave të NATO-s në vend. Kujtime për 12 qershorin e 1999-ës kanë shumë ish-diplomatë amerikanë, të cilën kanë qenë në funksione atëbotë.
I tillë është edhe Daniel Fried, i cili ka shërbyer në shërbimin e jashtëm amerikan në pozita kyçe, siç është asistent i sekretarit të shtetit për Evropë dhe Azi, asistent special dhe drejtor i lartë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë gjatë administratës së presidentit Clinton dhe Bush, raporton Gazeta Express.
Fried teksa ka komentuar një koment të Boris Ruge, ka thënë që NATO-ja dhe KFOR-i kanë qenë një sukses që shpesh harrohet. Sipas Fried, të gjithë ata që kanë shërbyer për NATO-n dhe KFOR-in, sikurse Boris Ruge kanë të drejtën që të ndihen krenar.
“Ata kanë parandaluar shumë vrasje”, ka thënë ish-diplomati amerikan.
Derisa Boris Ruge në këtë 21-vjetor të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ka kujtuar se si ka qenë pjesë e NATO-s dhe KFOR-it atë kohë. Ndërkohë, thotë se në atë mes qershori të vitit 1999 bashkë me 20 ushtarë të tjerë kanë fjetur në një palestër te ndërtesa e “Boro-Ramizit”.
Ruge thotë se vazhdon të jetë në kontakt me shumë prej kolegëve edhe pas 21 vjetësh. /GazetaExpress/

