ARKATANA

Qeveria e çon vendin në greminë ekonomike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Edhe 16 vjet pas lufte jemi të varur nga importet e mallrave

Deficiti po thellohet, eksportet në trend të rënies

Ekspertët thonë se Qeveria duhet urgjentisht të rrisë fondet në sektorin e bujqësisë, pasi kjo mund të jetë shpëtimtare e Kosovës nga kolapsi i mundshëm ekonomik që vjen si pasojë e mungesës së rritjes ekonomike

Hidromorava

Ndonëse kaluan 16 vjet nga fundi i luftës, ekonomia e brishtë e Kosovës ende po vazhdon që të jetë një vend i importeve, ndërkohë që shifrat e eksporteve vetëm sa po zvogëlohen.

Nga statistikat e fundit të ASK-së mësohet se në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur një ulje të eksporteve dhe një rritje të importeve. Lidhur me çështjen, shumica e ekspertëve janë të mendimit se bujqësia mund të bëhet shpëtuese e ekonomisë së brishtë të Kosovës.

Ditë më parë zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) kanë publikuar të dhënat e Tregtisë së Jashtme lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2016. Të dhë- nat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë prej 209,9 milionë eurosh, ose 22.2 për qind në muajin mars 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, ku deficiti tregtar ishte 171,8 milionë euro. Eksporti mbulon importin me 10.9 për qind. Eksporti i mallrave në muajin mars 2016 ka vlerën 25,5 milionë euro, ndërsa importi 235,5 milionë euro, ku është një rënie (minus 2.9 për qind) për eksport dhe një rritje prej 18.8 për qind për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015./kosova sot/