Katër të arrestuar në Viti, nuk respektuan vendimin e Qeverisë
Viti – Për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në komunën e Vitisë.
Në rrugën “Agim Ramadani” në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti është takuar nga policia në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Edhe në rrugën “Rexhep Bislimi” në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Kurse në fshatin Drobesh, të Vitisë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


