Fundamenti

Kalon ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, arrestohet dhe dërgohet në karantinë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fshatin Stublinë, të Gjilanit i dyshuari mashkull kosovar nga njësiti policor është takuar në rrugë, i cili ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishte hyrë në Kosovë.

FIDANISHTJA

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa nga ekipi mjekësor ju ka bërë kontrolli mjekësor dhe i njëjti në konsultim me prokurorin pas procedurave me Ministrinë e shëndetësisë dërgohet në karantinë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/