UBT

Policia konfiskon mallra të kontrabanduara në Muçibabë dhe Korminjan

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në fshatin Muçibabë, policia gjatë vëzhgimit rreth brezit kufitar ka vërejtur një traktor me rimorkio të ngarkuar me gjësende. Pasi është ndaluar në traktor kanë qenë tre meshkuj kosovarë dhe të ngarkuara kanë pasur gjëra ushqimore dhe pije, të cilat janë dërguar në doganë.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

ARKATANA

Edhe në fshatin Korminjan i Ulët, në Kamenicë, policia gjatë vëzhgimit rreth brezit kufitar ka vërejtur një traktor me rimorkio të ngarkuar me gjësende. Pasi është ndaluar në traktor ka qenë një mashkull kosovar dhe të ngarkuara kanë pasur gjëra ushqimore të cilat janë i janë dërguar doganës. I dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të mjekëve është dërguar në karantinë në Prishtinë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/