KKVITI

Masat e reja kundër koronavirusit, vetëm një ndryshim në funksionimin e veprimtarive ekonomike

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ministria e Ekonomisë ka bërë përditësimin e masave për ndalimin ose lejimin e funksionimit të veprimtarive ekonomike.

Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, të 14 prill 2020, MEPTINIS ka njoftuar për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik, shkruan lajmi.net.

Në listën e përditësuar të operatorëve ekonomikë të cilët kanë leje të funksionimit gjatë masave kundër koronavirusit kanë ndodhur fare pak ndryshime.

Hidromorava

Në krahasim me listën e parë, vendimi për ndalimin e funksionimit të veprimtarive ekonomike është shtuar vetëm edhe “ndërtimi i projekteve të ujit”, me të gjitha veprimtaritë e tjera përcjellëse.

Më poshtë, mund të shihni vendimin e ri të MEPTINIS ndërsa duke klikuar KËTU ju do të gjeni listën e veprimtarive ekonomike që lejohen, gjegjësisht ndalohen të funksionojnë në këtë periudhë kohore. /Lajmi.net/