Besa Kokëdhima paralajmëron projektin e ri
Besa Kokëdhima ka ndarë një fragment nga klipi i ri.
Besa Kokëdhima ishte lavdëruar shumë për këngën e saj të fundit ‘Ces la vie’ ku preku një tematikë me të cilën përballet shoqëria jonë, shkruan lajmi.net.
Tani pas suksesit të projektit të kaluar, ajo ka paralajmëruar një tjetër këngë, të cilën e ka titulluar ‘Lost’ e cila po ashtu është e punuar me klip.
Vlen të përmendet se pjesë e këtij video-projekti do jetë edhe modelja shqiptare Oriola Marashi. Këngëtarja e etiketoi në postim bukuroshen e cila reagoi duke thënë “Mezi pres ta dëgjoj këngën”. /Lajmi.net/

