Duhanpirësit kanë 14 herë më shumë gjasa të infektohen nga koronavirusi, paralajmërojnë ekspertët
Duhanpirësit kanë 14 herë më shumë gjasa të infeksohen nga koronavirusi, kanë paraljmëruar ekspertët.
Public Health England (PHE) thotë se pirja e cigareve gjithashtu mund t’i vë anëtarët e familjes në rrezik më të madh të Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Profesori John Newton, drejtor në PHE, tha se kurrë nuk ka pasur një kohë më të rëndësishme për të ndaluar pirjen e duhanit, jo vetëm për shëndetin tuaj por edhe për të mbrojtur ata që janë rreth jush.
Pirja e duhanit mund të shkaktojë dëme në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes dhe Covid-19 sulmon sistemin e frymëmarrjes, thonë zyrtarët e shëndetësisë.
Ata gjithashtu tregojnë për një studim nga Kina që zbulon se duhanpirësit me Covid-19 kanë 14 herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të rëndë.
Studimi shqyrtoi faktorët që çuan në përparimin e pneumonisë Covid-19 në pacientët në tre spitale në Wuhan, Kinë – ku rastet e para të koronavirusit u zbuluan në fund të vitit të kaluar.
Pirja e duhanit ishte ndër faktorët që u identifikua nga studimi i cili u zhvillua midis 30 dhjetorit dhe 15 janarit.
Mosha, temperatura maksimale e trupit gjatë pranimit dhe dështimi i frymëmarrjes ishin ndër faktorët e tjerë të dukshëm, sipas studimit.
Këto rezultate mund të përdoren për të rritur më tej aftësinë e menaxhimit të pneumonisë Covid-19.
Është raportuar se më shumë se 3.300 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Kinë.


