KKVITI

Ligji për Konfiskimin e Pasurisë, i pazbatueshëm

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Zbatimi i Ligjit për kompetencat e zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepër Penale, sikurse edhe ligjet tjera, vazhdon të hasë në vështirësi dhe moszbatueshmëri. Një grup i deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane i kryesuar nga deputeti Ilir Deda, i kanë bërë një monitorim zbatimit të këtij ligji, ku kanë hasur shumë probleme të cilat pamundësojnë zbatimin e këtij ligji.

Sipas raportit të këtij grupi punues, problemet kryesore të cilat janë evidentuar, janë: paanshmëria lidhur me rastet e hetimeve, e cila duhet në të ardhmen që të dëshmojë paanshmërinë, ngritja e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në rastin e hetimeve dhe dënimeve, krijimi i task-forcave të cilat nuk kanë bërë zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen institucionet kompetente për luftimin e krimeve të ndryshme, vullneti politik i cili ka një ndikim të madh në fuqizimin ose jo të sistemit të drejtësisë në Kosovë e probleme tjera.

ARKATANA

Problemet e zbatimit të Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepër Penale

Në raportin e Grupit Punues theksohet se gjatë monitorimit të zbatimit të ligjit në terren, kanë identifikuar edhe një mori problemesh të cilat mund të paraqesin pengesë në zbatimin e tij në praktikë. “Problemet kryesore të cilat janë evidentuar me rastin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit, janë: paanshmëria lidhur me rastet e hetimeve e cila duhet në të ardhmen të dëshmojë paanshmërinë, ngritja e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në rastin e hetimeve dhe dënimeve, krijimi i task-forcave të cilat nuk kanë bërë zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen institucionet kompetente për luftimin e krimeve të ndryshme, mungesa e bashkëpunëtorëve profesionalë, praktikantëve dhe mjeteve buxhetore në dispozicion për përmbushjen e kërkesave dhe nevojave në sistemin e drejtësisë, si dhe vullneti politik i cili gjithashtu ka një ndikim të madh në fuqizimin ose jo të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhet në raportin e Grupit Punues që do të diskutohet në seancën e së enjtes./zeri/