Uji Dea

Riorganizimi i “Trepçës” ndihmon eksportin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se një riorganizim i ndërmarrjes “Trepça” do të ndihmonte shumë Kosovën në rritjen e eksportit dhe zhdukjen e këtij disbalanci të madh që ka vendi mes eksportit dhe importit.

“Nëse riorganizohet si duhet, ‘Trepça’ mund të kthehet në një ndërmarrje të suksesshme që mund të tejkalojë deficitet tregtare të vendit”, ka thënë Hoti.

Ndërsa problemet e tanishme me të cilat po përballet kompania e prodhimit të nikelit “Ferronikeli”, Hoti beson se janë vetëm telashe të momentit.

UBT

Hoti është i bindur se problemet janë afatshkurtra dhe “Ferronikeli” përsëri do ta marrë veten.

Ministri i Financave ka thënë se ministra që udhëheqë ai është duke punuar mirë krahasuar me përformancat e ministrive të tjera brenda Qeverive të kaluara.

“Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i bie që ka rritje dhe stabilitet ekonomik. Besojmë se do ta kemi 2 miliardë buxhetin këtë vit. Këtë shpresojmë të arrijmë përmes kredimarrjes për zhvillimin e projekteve kapitale, ende ka hapësirë për rritje të të hyrave. Tani po krahasohemi me veten, këta tre muaj kemi 20 % më shumë të hyra”, ka thënë Hoti në Zona B.