Sulmon zyrtarët policor, kallëzim penal për të dyshuarin
Gjilan – Policia e Kosovës ishte në sigurimin e një ndeshje futbolli te stadiumit i ri prapa hallës së sporteve në Gjilan. Pas përfundimit të ndeshjes i dyshuari shqiptar kishte shfaqur sjellje arrogante, duke ofenduar dhe kanosur, dhe me pas për t’ju shmangur kontrollit policor kishte sulmuar njërin nga Zyrtarët Policor i cili ishte duke iu ofruar siguri refereve dhe stafit të ekipit mysafir ku me këtë rast i dyshuari i ka dëmtuar uniformën e zyrtarit.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit iu është ngritur kallëzim penal, “Sulm ndaj personit Zyrtar’, dhe rasti procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


