Fundamenti

Challandes vlerëson grupin: Nuk është short i mirë për ne, por nuk jam i zhgënjyer

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas hedhjes së shortit në Ligën e Kombeve, Kosova ka mësuar kundërshtarët në Ligën C.

Kosova do të jetë në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, që mund të konsiderohet edhe grupi më i vështirë.

Kështu ka thënë edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, duke i vlerësuar lartë kundërshtarët.

“Mendoj nuk është shorti mirë, por nuk jam i zhgënjyer”.

Uji Dea

“Janë skuadra të forta, Sllovenia ka luajtur në Evropianin të fundit, po ashtu Greqia është një ekip shumë i mirë. Moldavia po ashtu ka skuadër të fortë”.

“Duhet të luajmë ndaj ekipeve të forta. Mendoj se është një mundësi e mirë të tregojmë se çfarë mund të bëjmë, të bëjmë progres, pasi këto ekipe do të na vënë në vështirësi”.

“Është mirë edhe për tifozët tanë të luajmë ndaj ekipeve të mira”, ka thënë Challandes për Supersport.

Kosova do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje dhe ato do të zhvillohen brenda tre muajve (shtator, tetor, nëntor). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.