Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” krenari e Anamoravës
Klubi i vetëm i Gjimnastikës në Anamoravë është klubi “Halil Alidema”, i cili për katër vite të ekzistencës së saj ka arritur rezultate të shkëlqyera.
Gjimnastet nga Gjilani kryesisht të moshave fëmijërore, me përformancat e tyre si në gara një ashtu edhe në tubime të ndryshme shumë herë shikuesit i kanë lënë me gojë hapur me paraqitjet e tyre në dyshekun e gjimnastikës.
Më meritori për një sukses të tillë është profesori e trajneri i Edukatës Fizike, Hazir Alidema i cili me punën e tij po dëshmon se është një trajner e pedagog mjaft i respektuar.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi me garues shembullor si në mësime një ashtu edhe në përformanca të tyre, një meritë të veçantë ka edhe trajneri Ard Kryeziu, por edhe kryetarja e klubit Arta Rexhepi Berisha, ne jemi një staf shembullor i cili secili e kryen punën e vet siç është më së miri”, thekson trajneri Alidema.
Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” nga Gjilani në mesin e sajë ka nga 25 gjerë 30, garues kryesisht të moshave shumë të reja.
Për katër vite që nga themelimi nga ky klub kanë dalur shumë talente të mëdha të gjimnastikës, siç janë, Enea Miftari 11 vjeçare, Aurela Sherifi 11 vjeçare, Ariola Avazi 11 vjeçare, Eliza Ramadani 11 vjeçare, Fiona Morina 12 vjeçare.
Edhe pse në kushte tejet të vështira dhe pa kurrfarë ndihmese këto vajza çdo ditë e më tepër po dëshmojnë një talent të jashtëzakonshëm në sportin e gjimnastikës.
Këto talente të mëdha të Gjimnastikës një zëri deklaruan se për to ky sport është mjaft i dashur.
“Ne jemi në një klub shembullor edhe pse kushtet nuk janë shumë të volitshme, ne po rritemi me gjimnastikë, një falënderim i madh i shkon trajnerit tonë Hazir Alidema që ka një zemër të madhe, ai për ne është si një prind i yni, të gjitha enigmat që i ka gjimnastika trajneri na shpjegon dhe na demonstron siç është më së miri. Ne shpresojmë se në një ditë të afërme me pak kushte më të mira ne mundemi të dalim në arenën ndërkombëtare andaj i lusim bizneset private që t’na dalin në ndihmë dhe mos të na shuhen ëndrrat tona dhe ta prezantojmë shtetin e komunën në nivelet më të larta në arenën ndërkombëtare, ne jemi si një familje e madhe këtë e dëshmojnë edhe rezultatet tona”, kanë bërë të ditur Enea, Aurela, Ariola, Eliza e Fiona.
Dashamirët e sportit dhe bizneset private që punojnë në komunën e Gjilanit është mirë që këtyre talenteve tu dilet në ndihmë për t`i mos i shuar ëndrrat e tyre në këtë moshë të re./rajonipress/



