Valon Zymberi: Do të japim maksimumin, ky derbi si të gjitha ndeshjet tjera
Zëvendës drejtori i përgjithshëm e drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi, ka bërë të ditur se derbi i kësaj jave në mes Ballkanit e Dritës e cila zhvillohet në Suharekë, për skuadrën e Dritës do të jetë si të gjithë ndeshet tjera.
“Ne secilën ndeshje e marrim një nga një, duke e ditur peshën e çdo ndeshje edhe përballja me Ballkanin është si çdo ndeshje e radhës, besoj shumë që futbollistët e Dritës do ta japin maksimumin, në këtë ballafaqim do të mundohemi të marrim maksimumin, ne nuk kemi asnjë ngarkesë as psikologjike apo imperiativ të rezultatit, gjithçka që kemi do ta tregojmë në fushën e blertë për këtë janë të vetëdijshëm edhe futbollistët, shpresoj të jetë një ndeshje kualitative dhe të tregohet futboll cilësorë e kulturë sportive sepse kjo i duhet futbollit të Kosovës”, ka bërë të ditur Zymberi.
Siç bëhet e ditur në këtë përballje skuadra e Dritës do të starton me formacionin më të mirë të saj.
Këto dy skuadra kanë zhvilluar katër takime mes tyre, prej këtyre takimeve tri ndeshja i ka fituar Drita, ndërsa Ballkanin ka shënuar vetëm 1 fitore.
Derbi në mes Ballkanit e Dritës do të zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 13:00./rajonipress/


