Arrestohen disa persona, kërkoheshin nga Gjykata
Gjilan – Në Gjilan në tri raste të ndara janë arrestuar nga policia katër persona të cilët i janë shmangur vuajtjes së dënimit.
Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në Burgun e Gjilanit.
Po ashtu në rrugën “Mulla Idrizi” në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit.
Në Gjilan me urdhër të Gjykatës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe të njëjtit janë dërguar për vuajtje të dënimit (njëri në Burgun e Dubravës e tjetri në Burgun e Gjilanit)./rajonipress/


