Vozitësi nga Lugina aksidenton këmbësorin shqiptar
Kamenicë – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime afër “Al Petroll” në Kamenicë.
Deri te aksidenti ka ardhur si pasoj e vozitjes, besohet se ka ardhur nga pakujdesia nga ana e drejtuesit shqiptar me automjetin Toyota 4Runner me targa VR, i cili e godet këmbësorin shqiptar dhe i shkakton lëndime trupore të cilit fillimisht i jepet ndihma mjekësorë në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në QKUK në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti procedohet me procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

