United Hospital

Shteti dorëzohet para krimit të të fortëve

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Arrestimi i profilit të lartë parandalon korrupsionin. Musa: Asnjë prokuror i shtetit nuk e ka marrë guximin që të hetojë profilin e lartë

“Me vetë faktin që këta njerëz janë në krye të Qeverisë nuk mund të pritet ndonjë mrekulli në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk jam optimist se mund të bëhet ndonjë kthesë pozitive për qytetarët në këtë drejtim”, ka thënë deputeti Zafir Berisha

Nuk ka raport ndërkombëtar të BE-së, BB-së, FMN-së, ku flitet për Kosovën dhe në të cilët tërhiqet vërejtja se dukuria e korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të jetë shumë e pranishme dhe dominuese në instancat më të larta shtetërore në Kosovë. Ndërsa, në anën tjetër, kundërpërgjigjja nga institucionet përkatëse, që janë të thirrura dhe kanë për qëllim t’i luftojnë këto dukuri devijante dhe të dëmshme për tërë shoqërinë, si duket kanë mbetur në rolin e vendnumërimit dhe duke mos lëvizur nga ai pozicion. Në këtë drejtim ngrihet edhe pyetja e madhe se cilat janë pengesat në të cilat po hasin institucionet në fjalë për t’i luftuar këto dukuri që janë bërë pengesë e madhe e Kosovës në proceset integruese. Gjithashtu, a do të ishte sinjal pozitiv arrestimi i ndonjë të ashtuquajturit, ‘peshkut të madh’, në mënyrë që me këtë veprim të dëshmuar nga institucionet si prokuroria, organet e ndjekjes, etj., të tregohej se këto të fundit nuk frikësohen nga pushteti politik, dhe rrjedhimisht frika të mbizotëronte kësisoj edhe te njerëzit e profilit të lartë që e shkelin ligjin.

Duhanaj: Gjykata Speciale, fillimi i fundit i kapjes së institucioneve të vendit

FIDANISHTJA

Politologu Leon Duhanaj ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se lufta kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, në vazhdimësi janë cilësuar si pika më e rëndësishme nga rekomandimet e ndryshme ndërkombëtare, derisa, sipas tij, sundimi i ligjit është cilësuar si qenësor për rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, përkatësisht integrimit drejt BE-së. Por, Duhanaj thotë se, për fat të keq, në këtë drejtim ende po mungojnë suksese të evidencuara në masë, suksese këto, siç thotë ai, të cilat kishin për ta ndryshuar perceptimin publik si vendor, por edhe atij ndërkombëtar për Kosovën, por edhe që do të ndihmonin për të hapur një kapitull të ri për Kosovën.

Tutje, ai shprehet se tani, edhe përkundër ndryshimeve në Prokurorinë e Shtetit e që mund të ketë edhe projekte dhe sinjale pozitive, në këtë aspekt, është vështirë të priten ndryshime të menjëhershme dhe drastike, pasi, sipas tij, Kosova ka probleme të theksuara në këtë kontekst. Kësisoj, Duhanaj thotë për faktin se ende nuk vërehet një mobilizim gjithëpërfshirës institucional, e mbi të gjitha një vullnet politik për të bërë ndryshime të mëdha. “Ndoshta do të jetë fillimi i punës së Gjykatës Speciale edhe fillimi i fundit të kapjes së institucioneve të vendit, dhe rrjedhimisht një bashkëveprim në mes të drejtësisë kosovare dhe asaj ndërkombëtare, si dhe një vullneti të madh për ta vënë drejtësinë në vend, do të mund të jepte suksese të prekshme. Për mendimin tim, puna kryesore e Prokurorisë së Shtetit do të duhej koncentruar në krimet ekonomike, pasi ato janë edhe çelësi i të gjithave”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket frikës për t’i bërë me gisht të korruptuarit, shkelësit masivë të ligjit dhe krimin e organizuar në vend, këtu Duhanaj ka nënvizuar se kërkohet kurajë qytetare, por dhe guxim i madh, pasi, siç thotë ai, shteti ka dështuar të ndërtojë mekanizma mbrojtës që në raste kërcënimesh edhe t’u ofrojë siguri./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.