Fundamenti

BE po e shqyrton edhe rastin e Kosovës për liberalizimin e vizave

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kosova pret që shumë shpejtë të marr rekomandimet për heqjen e vizave pasi sipas zyrtarëve qeveritarë, janë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE.
Zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Europiane thonë se edhe pse udhërrëfyesi për Kosovën ka qenë i paprecedent, janë plotësuar të gjitha kriteret.

Ditë më parë në media është raportuar se Bashkimi Europian nuk e ka në agjendë Kosovën sa i përket liberalizmit të vizave, pasi në fokus kanë Ukrainën dhe Turqinë, shtete këto të cilave pritet tu hiqen vizat së shpejti.

Por, këshilltari i lartë i ministrit Bekim Çollaku, Fisnik Rexhepi ka thënë për lajmi.net se BE ka edhe Kosovën në agjendë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Ne kemi përmbushur kriteret që janë kërkuar nga institucionet e BE-së përmes një udhërrëfyesi rigoroz të paprecedent. Institucionet e BE-së janë duke e shqyrtuar edhe rastin e Kosovës në mesin e vendeve tjera. Presim që të kemi lajme shumë shpejtë edhe për Kosovën, dhe besojmë që ky proces edhe ashtu i stërzgjatur të përmbyllet shpejtë“, ka thënë Rexhepi .

Edhe pse Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos, kishte paralajmëruar një vizitë në fillim të këtij viti në Kosovë, për të konfirmuar mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, ai nuk e ka në planë që të vizitojë Kosovën.

Mosplanifikimi i tij për të ardhur në Kosovë, është parë si një sinjal jo i mirë sa i përket liberalizimit të vizave.

Por, sipas Rexhepit vizita ose jo e Avramopoulos nuk duhet të shihet si pengesë në procesin e liberalizmit të vizave.

ARKATANA

“Z.Avramopulos ishte zotuar publikisht se do ta vizitonte Kosovën për të konfirmuar përmbylljen e procesit por mosrealizimi i kësaj vizite deri më tani, nuk duhet të konsiderohet pengesë apo si një hap i radhës në proces. Komisioni Evropian përmes misionit vlerësues e ka monitoruar dhe konfirmuar se të gjitha kushtet janë përmbushur dhe tani presim që pa asnjë vonesë dhe hezitim, Komisioni Evropian t’i paraqes Parlamentit dhe Këshillit të BE-së nismën ligjore për ndryshimin e Rregullores 539/2001 që e vendos Kosovën në listën e bardhë të Schengenit”, ka thënë Rexhepi për lajmi.net.

Edhe njohësi i proceseve të Integrimeve evropiane, Emrush Ujkani ka thënë se vizita ose jo e Komisionarit të Bashkimit Evropian për Migrim, nuk duhet të shikohet si shenjë për ngadalësimin ose përshpejtimin e procesit të liberalizmit të vizave.

Ujakni për lajmi.net ka thënë se ky proces varet nëse janë plotësuar kushtet e kërkuara nga BE.

“Ardhja ose mos ardhja e Avrampolus nuk duhet të shikohet si diçka që do ta ngadalësojë procesin ose do ta përshpejtojë procesin e liberalizimit të vizave”.

“Ky proces varet sa Kosova ka plotësuar kriteret dhe agjenda e Avrampolus nuk është e rëndësishme, por është plotësimi i kritereve nga ana e institucioneve tona që sipas tyre janë plotësuar”.

“Nëse ato janë plotësuar, gjë për të cilën konsideroj se është punuar në atë drejtim, për plotësimin e këtyre kritereve, atëherë mendojë që do të jetë objektivisht e arritshme që qytetarët e vendit të kenë mundësi të lëvizin lirshëm brenda zonës Schengen”, ka thënë Ujkani.

Ndryshe Komisioni Europian në dhjetorë të vitit të kaluar kishte publikuar raportin për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave, ku kishte vlerësuar që Kosova duhet të plotësojë edhe 8 kritere të mbetura. Zyrtarë qeveritarë në Kosovë kanë thënë se tashmë këto kushte janë plotësuar dhe se Kosova meriton që ta marr rekomandimin për heqjen e vizave. /lajmi.net.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.