Fundamenti

Thaçi për Pagarushën: Kudo që jetojnë shqiptarët janë zemërthyer dhe të pikëlluar

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Që nga ora 09:00 kanë filluar homazhet në nderim të jetës dhe veprës së ikonës së muzikes shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Homazhe bën edhe krerët më të lartë institucional.Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bëri homazhe tek arkivoli i këngëtarës, mirëpo nuk u deklarua për media pastaj e as nuk mori pjesë në akademinë përkujtimore.

Mirëpo nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi tha se kujtimi për bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne.

ARKATANA

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot, në ceremoninë mortore i bëmë nderimet e fundit për Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushën. Kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar. Kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne.