Behgjet Pacolli do ta votojë qeverinë LVV-LDK
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se do ta votojë përbërjen e qeverisë, e cila do të prezantohet sot, raporton zeri.info.
Pacolli i ka uruar LVV-LDK-së punë të mbarë në qeverinë e ardhshme. Seanca e kuvendit ka nisur para orës 12:00 dhe është duke vazhduar ende. Ndonëse lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka prezantuar përbërjen e qeverisë së re, ende nuk është votuar për kabinetin qeveritar.
Një gjë e tillë pritet të ndodh pas përfundimit të diskutimeve të deputetëve./Zeri


