Eko Higjiena

A iku nositi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Ruzhdi Kqiku, kushtuar Halil Kqikut

Herë si
shqipe
herë
pelikan

Herë
pëllumb
herë si
nosit

Tërë një
jetë
nëpër
shtegtim

Edhe kur
ishte
mëse
vështiri

Se e çmontë
më shumë se veten
për mëmëdheun
prore n’veprim

Mobi Casa

Edhe përballë
inkuizicionit
nuk i dridhej
as çerpiku

Sepse ndihej
shumë krenar
gjak pyllajoni
Halil Kqiku

Pra mbi
trup tëndin
i lehtë
qoftë dheu

Në tokën
mëmë
pushoftë
n’qetësi

Shpirti yt
u lartësoftë
atje ku rrinë yjet
në përjetësi.