Mobi Casa

Herolind Shala pritet të jetë kapiten i Kosovës kundër Suedisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Kombëtaren e Suedisë në një ndeshje luksi miqësore.

Ky takim miqësor i dy shteteve mike do të zhvillohet në kryeqytetin e Katarit, Doha me fillim nga ora 15:45 me kohën tonë lokale.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka grumbulluar shumë futbollistë të rinj për këtë sfidë, ku 13 nga ta janë nga Superliga e Kosovës.

Herolind Shala, Anel Rashkaj, Elbasan Rashani, Fidan Aliti e Visar Bekaj janë grumbulluar rregullisht me Kosovën edhe më parë, ndërsa pjesa tjetër shumica janë për herë të parë.

E për këtë takim trajneri Bernard Challandes ka vendosur edhe për futbollistin që do ta mbajë shiritin e kapitenit.

ARKATANA

Telegrafi merr vesh që mesfushori Herolind Shala do ta bartë shiritin e kapitenit, pasi konsiderohet si lider nga trajneri zviceran.

Për Shalën kjo është hera e dytë që bartë shiritin e kapitenit, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës në Prishtinë.

27-vjeçari ka qenë njëri nga futbollistët më të preferuar nga trajneri Challandes, pasi sa herë ka qenë ai në fushë, Kosova nuk ka humbur asnjë takim.

Anëtari i Valerengas është rikthyer nga një lëndim që e mbajti jashtë fushave dhe tani është gati për t’i udhëhequr Dardanët drejt suksesit ndaj Suedisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.