Eko Higjiena

Rashica tallet me lajmin se ëndërron të luajë për Real Madridin: Pse po rreni?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, e ka përgënjeshtruar lajmin se ai ka thënë se ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Real Madridin dhe se e ka lojtar të preferuar Cristiano Ronaldon.

Milot Rashica e ka marrë vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse, të cilat bënë që ai të jetë në listën e sulmuesve më të mirë të Bundesligës, të publikuar nga revista gjermane Kicker, transmeton Gazeta Express.

Paraqitjet e tij kanë bërë që shumë tifozë ta imagjinojnë Rashicën si lojtar të klubeve më të mëdha historike në futboll, si Real Madridi. Megjithatë, kosovari së fundi e përgënjeshtroi një lajm se ai ka thënë se e ëndërron Real Madridin.

“Qysh kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje”, u citua se kishte thënë Rashica.

Eco Higjiena

Këtij postimi, Rashica iu përgjigj duke komentuar: “Pse po rreni?”

23-vjeçari është lidhur me një transferim në Premierligë gjatë muajve të fundit, por Rashica përfundimisht “do të qëndrojë te Werder deri në fund të sezonit” sipas agjentit të tij, Altin Lala.

“Afati kalimtar i dimrit nuk është dhe s’do të jetë shqetësim”, kishte thënë më tutje Lala në një intervistë për ‘Kicker’. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.