Ruzhdi Kqiku, poet e krijues që jeton me kohën
Gjilan – Ruzhdi Kqiku më mirë se çdo kush tjetër ka treguar se poeti dhe shpirti i krijuesit është mbi të gjitha. Pa ndonjë shkollë të kryer poezitë e tij janë shpërblyer disa here.
Ruzhdi Kqiku poet e krijues nga Bresalci i Gjilanit pothuajse merr pjesë në të gjitha manifestimet e ndryshme kulturore dhe gjithkund shpërblehet me vendin e parë.
Ruzhdi Kqiku nuk ka ndonjë shkollë të kryer, por përvoja e tij jetësore ka treguar se shpirti i krijuesit nuk dorëzohet kurrë. Atë të gjithë e njohin edhe si bari të deleve, por kjo nuk e ka penguar që ai të krijoj poezi kushtuar heronjve, atdhetarëve, luftëtarëve të lirisë etj.
Ruzhdi Kqiku do të mbetet në kujtesën e krijuesve të rinj si një model i rezistencës sepse ka arritur të ofrojë para lexuesve artdashës vlera të mirëfillta nga krijimtaria e tij.
Edhe sot Ruzhdi Kqiku punon e krijon me të njëjtin ritëm, pa u ndalur e pa kërkuar ndihmë nga askush./rajonipress/


