ARKATANA

Kryeprokurori Maloku: Prokuroria e Gjilanit ka goditur të gjithë kryesit e veprave penale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Kjo Prokurori ka trajtuar me prioritet absolut të gjitha lëndët me objekt trajtimi “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, nga persona zyrtar lokal e qendror, duke përfshirë, kryetar të komunave, zyrtarë të lartë dhe udhëheqës të drejtorateve dhe kompanive publike dhe private, gjyqtar, prokurorë, doganier, polic, zyrtar arsimor dhe gjithë ata, të veshur me pushtet që kanë qenë nën çfarëdo dyshimi për zhvatje të parasë publike, me ç’rast ka trajtuar 35 lëndë me 64 persona zyrtarë, prej të cilave vetëm 5 lëndë të kësaj natyre janë bartur në vitin 2020” ka thënë Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë e Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, duke përfshirë të gjitha Departamentet e saj, atë për Krime të Rënda, për të Mitur dhe Departamentin e Përgjithshëm, gjatë vitit 2019, ka pranuar në punë mbi 2,600 kallëzime penale, me mbi 3,100 persona, prej të cilave, ka përfunduar mbi 98.5% lëndë. Nga gjithë ky numër i kallëzimeve penale, vetëm 32 lëndë nga tri departamentet, janë bartur për vitin 2020, apo më pak se 1.5 % te numrit te përgjithshëm të pranuar ka thënë Jetish Maloku për rajonipress.

Sipas Malokut ky është një sukses në vazhdën e sukseseve, në këto pesë (5) vitet e fundit, e cila falë bashkëpunimit me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit, në rend të parë të Policisë së Kosovës, institucioneve qeverisëse komunale të të gjitha Komunave të Anamoravës, agjencive tjera në zbatim të ligjit, pa harruar edhe bashkëpunimin e qytetarëve të cilët i kanë besuar këtij institucioni, ka krijuar ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim, të kësaj ane.

“Kjo Prokurori ka trajtuar me prioritet absolut të gjitha lëndët me objekt trajtimi “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, nga persona zyrtar lokal e qendror, duke përfshirë, kryetar të komunave, zyrtarë të lartë dhe udhëheqës të drejtorateve dhe kompanive publike dhe private, gjyqtar, prokurorë, doganier, polic, zyrtar arsimor dhe gjithë ata, të veshur me pushtet që kanë qenë nën çfarëdo dyshimi për zhvatje të parasë publike, me ç’rast ka trajtuar 35 lëndë me 64 persona zyrtarë, prej të cilave vetëm 5 lëndë të kësaj natyre janë bartur në vitin 2020”.

Fundamenti

Maloku shtoi se kjo prokurori ka trajtuar edhe kallëzime penale, duke përfshirë kontrabandim me migrantë, kontrabandim me mallra, trafikim me qenie njerëzore, trafikim me armë, vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, mashtrime, falsifikime dhe vepra penale te natyrave te ndryshme.

“Krejt në fund, ky institucion me pesëmbëdhjetë (15) prokurorët e saj, ka mbuluar me sukses Gjykatën Themelore në Gjilan me degët e saja në Kamenicë, Viti dhe Novoberdë, ka krijuar ambient armiqësor për të gjithë kryerësit e çfarëdo natyre të veprave penale, të cilët në çfarëdo mënyre kanë rrezikuar jetën, sigurinë apo pronën e qytetarëve të kësaj ane” tha kryeprokurori Maloku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.