Ndeshja e bamirësisë në Shqipëri, Andi Lila rrëfehet për sakrificën e ‘çmendur’ të Besnik Hasit
Presidenti i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila, është një ndër nismëtarët e aktivitetit që do të organizohet në datën 10 janar, për fatkeqësinë e tërmetit, ku do të jenë të pranishëm ish-lojtarë të Italisë, Greqisë dhe Turqisë.
“E kam nisur që 10-vjeç futbollin. Kurrë nuk ka për të ikur pasioni. Pas dëmtimit, jam në fazë rikuperimi dhe po më le shumë kohë të merrem me situatë. Momenti që po merremi me organizimin e një ndeshje të jashtëzakonshme, na lindi ideja mbas tërmetit të organizonim një ndeshje. E kemi në statut. Për një shoqëri të civilizuar 3 gjëra janë baza, e drejta, mora dhe feja. Të drejtën e kishim, na lejon edhe statute. Erdhi momenti që t’ia shpërblejmë tifozëve dhe të prekurve nga tërmeti. Pastaj Zoti thotë ti ndihmojmë njerëzit në nevojë. Jam i lumtur me solidaritetin e menjëhershëm të grekëve dhe turqëve.
Politikisht kemi pasur konfiklte, por misioni i sportit është bashkimi. Ne po i zgjasim dorën e bashkim. Kemi menduar ta vazhdojmë edhe në vitet në vazhdim.
Të konfirmuar nga Kombëtarja jonë, kryesia vendosi që të jenë 20 futbollistë. Kritieri ishte që të ishte një skuadër nga të gjitha trojet. Besnik Hasi po bën një sakrificë të jashtëzakonshme. Do të vijë në datën 10 janar do të luajë ndeshjen e parë dhe do të niset direkt për në Arabi, që të kapë ndeshjen e tij me skuadrën arabe.
Janë shumë. Janë mbi 100 futbollistë veteranë që e meritonin të gjithë të ishin këtë ndeshje. Bëmë seleksionim të tillë. Ne jemi sindikatë e re, nuk kemi shumë eksperiencë, ndoshta kemi bërë edhe ndonjë gabim. Leket do të bëhen transparente kur të ndahen. Nëse kam përmendur diku fjalën legjendë unë iki dhe jam mashtrues. Unë kam thënë “golden team Albania”, siç e ka çdo vend i botës. Në momente të tilla ne duhet të jemi bashkë. Jemi sindikatë e varfër. Të ardhurat e biletave janë simbolike. Menduam që të kishim çmime simbolike. Gjithsecili të vijë ta shijojë këtë ndeshje ”, u shpreh Lila.


