UBT

Shaqiri me pagë më të lartë se lojtarët titullarë në Liverpool, kjo është lista

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Xherdan Shaqiri është ndër lojtarët më të paguar në Liverpool dhe madje më i paguar se disa prej futbollistëve të pazëvendësueshëm në 11-shën e parë të Jurgen Klopp.

Ylli i Zvicrës nga Gjilani i Kosovës Shaqiri merr pagë më të lartë vjetore në Liverpool se bashkëlojtarët e tij titullarë Gini Wijnaldum, Andry Robertson dhe Tret Alexander-Arnold, raporton Gazeta Express.

Shaqiri – i cili i ka bërë vetëm nëntë paraqitje për të kuqtë deri tani këtë sezon kryesisht si pasojë e lëndimeve – paguhet 80 mijë euro në javë, apo 4.16 milionë funte në vit dhe është i 14-të në listën e më të paguarve në skuadër.

Kjo nënkupton se ai është rezervisti më i paguar në skuadër pas Adam Lallana (5.72 milionë euro në vit), si dhe më shumë se lojtarët titullarë si Gini Wijnaldum (3.9 milionë funte në vit), Andry Robertson (2.6 milionë funte në vit) dhe Tret Alexander-Arnold (2.08 milionë funte në vit).

Hidromorava

Liverpooli do t’i harxhojë 110 milionë funte gjatë këtij viti në paga të futbollistëve, me Mohamed Salah që është më i paguari me rrogë vjetore prej 10.4 milionë funte.

Roberto Firmino është i dyti më i paguari në skuadër me 9.36 milionë funte, bashkë me Virgil van Dijk me 9.36 milionë, po ashtu.

Jordan Henderson është i treti më i paguari me 7.28 milionë funte në vit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.