Eko Higjiena

Pas tri tentimeve Thaçi sot takon Kurtin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pas refuzimit të të tria ftesave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme pritet të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit të ri për kryeministër. Kurti te Thaçi do të shkojë pa marrëveshjen e koalicionit me LDK-në për qeverinë e re, për arritjen e së cilës po bëhen përpjekje tash e tre muaj, shkruan sot gazeta Zëri.

Sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti do të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçin për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit të ri për kryeministër. Ky takim, i paraparë të mbahet në orën 15:00, vjen pas tri ftesave të Thaçit të refuzuara tashmë nga ana e Kurtit.

FIDANISHTJA

Pas caktimit të mandatarit, ashtu siç e thotë Kushtetuta e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje në këtë rast ka 15 ditë afat që Kuvendit t’ia paraqesë kandidatin për kryeministër dhe përbërjen e qeverisë së re.