Gjilani mbush “bateritë” për pranverë
Gjilan – “Bardhëkuqet” e Gjilanit, pas pushimit të stinorit vjeshtor sot kanë filluar përgatitet për të qenë të gatshëm për sfidat të cilat e presin në pranverë.
Risi tek skuadra e Gjilanit është që për dallim nga vjeshta sot u ka bashkangjitur përforcimi i vetëm në vjeshtë sulmuesi, Sebino Plaku.
Skuadra e teknikut Gentjan Mezanit për 15 ditë do ti zhvillon përgatitjet në Gjilan, e më pas “bardhekuqët” udhëtojnë në shtetin e Turqisë për ti vazhduar përgatitjet.
Siç dihet Gjilani është nënkampion vjeshtor dhe është në gara për kupën e Kosovës.
Siç merret vesh brenda klubit të SC Gjilanit, ata janë në bisedime me tre futbollist mjaft cilësor dhe shpresohet që për pak ditë do të bëhen të ditur emrat e tyre./rajonipress/


