Marshi i kujtesës
Poezi nga Atdhe Geci
Roganë e Ilirisë, vendi im ku jam lindur
Komb e kam gjuhën, fjalën e shkronjat
Komb i kam tokat e mia të pushtuara
Komb e kam tërë të tashmen e atdheut
-Tokësore dhe qiellore e antikës shqipe
Komb e kam Çamërinë, dhe Dardaninë
Komb e kam Iliriadën, Mollën e Kuqe
komb i kam hapat e lumit nëpër kujtesë
Atdhe, të gjuhës e kam alfabetin e lirisë
Të shpirtit e kam gjuhën time të shkruar
Asnjë frymë e huaj më s´ më tronditë
në secilën kaçubë kam himne këngësh
Shqipërinë deri në Prevezë e në More
e kam gjak flamuri, gjak epiro-shqiptar
e kam komb të fushave e të vargmaleve
komb të dashurisë dhe, komb të lirisë!…
Atdhe, tërësia më kuptimplote e historisë
të kam gjak të luftërave dhe të betejave
dielli i njëllojtë i stinëve nuk më pëlqen
Kosovë, – marsh i kujtesës së përgjakur!…
Atdhe Geci – 2019

