Veseli pas konstituimit të Kuvendit: Është koha që të formohet Qeveria
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sapo ka mbajtur një konferencë për medie. Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka kërkuar që të mos humbet kohë në formimin e qeverisë.
Ai në një konferencë për medie ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, i është hapur rruga formimit të Qeverisë së Kosovës, raporton lajmi.net.
Ai po ashtu ka thënë se, nuk duhet që të polarizohen qetarët dhe të krijohen kriza të reja artificiale tek qytetarët, raporton lajmi.net.
Deklarata e plotë e Veselit:
Për dy mandate kam qenë kryetar i Kuvendit deri në ditën e sotme. Jam shumë falënderues prej qytetarëve dhe deputetëve.
Sot është konstituua Kuvendit i Kosovës, përkatësisht institucionet e saja. Ju uroj të gjithë qytetarëve tanë.
Po ashtu shpresojmë që dita e sotme që ti hap rrugë edhe krijimit të institucioneve siç është formimi i qeverisë.
Jemi shtet i ri, jemi demokracia e re parlamentare, janë normale rotacionet demokratike.
Ajo çka është kryesore nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët mes vete edhe në të njëjtën kohë nuk duhet të krijojmë kriza artificiale të cilat mund ta vejnë situatën e qytetarit tanë në një krizë e cila është sociale, siç është marrja e pagave që nga shkurti, përkatësisht marsi i vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/


