ARKATANA

Ndërron jetë Agim Shkodra, hendbollisti, trajneri dhe ish – Përzgjedhës i grupmoshave të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në moshën 59 vjeçare ka ndërruar jetë Agim Shkodra, ish-hendbollisti (portieri) i KH Drita, trajner i shumë skuadrave të Kosovës siç janë Kastrioti nga Ferizaj e Vicianet nga Vushtria, Prishtina e një kohë të gjatë kishte mbrojtur ngjyrat e Buduqunostit të Pejës.

Ish-trajneri Agim Shkodra një kohë të gjatë ishte edhe Përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave dhe ishte shumë herë Përzgjedhës i Kombëtares në grupmosha të ndryshme.

Shkodra karrierën e kishte filluar në KH Drita duke zhvilluar aktivitetin e tij dy dekada ne lojën e hendbollit.

Puna e ish-trajnerit Shkodra, do t`i mungon jo vetëm hendbollit Gjilanas por edhe atij të Kosovës, pasi Shkodra ka nxjerrë nga duart e tij shumë talent e talent që dikur më vonë kanë qenë hendbollist kryesorë në klubet e tyre.

ARKATANA

Shkodra ishte pionierë i hendbollit të Gjilanit duke dëshmuar kualitete të larta në mes portave, ai ishte një sportist që gjatë do ta kujtojmë për punën e tij shembullore si edukative poashtu edhe profesionale.

Agim Shkodra ishte dhe do të mbetet Ikonë e hendbollit Gjilanas.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.