UBT

Kurti: S’ka rezultate konkrete me LDK-në, por marrëveshja është e mundshme

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur sot rreth zhvillimeve politike në vend, duke thënë se ende s’ka rezultate konkrete me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por sipas tij, marrëveshja është e mundur.

Kurti pas tryezën e organizuar me temë “Dialogu shoqëror: Gratë për zhvillim”, e organizuar nga Vetëvendosje tha se atëherë kur do të kenë rezultate konkrete me LDK-në do t’i kumtojnë.

ARKATANA

E di që interesimi juaj është shumë i madh. Marrëveshja është e mundshme dhe marrëveshja është e duhur sepse ajo i nevojitet qytetarëve…Kur t’i kemi rezultatet konkrete dhe kur ta kemi marrëveshjen që i bashkëngjitet harmonizimit programor do të mund të themi…”, u shpreh Kurti. /zeri/