ARKATANA

KEK-u ndot 14 herë mbi normat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pasojat e prodhimit të energjisë nga termocentralet e vjetra me qymyr. Me gjithë filtrat, dy termocentralet po e helmojnë ajrin

Kosova konsiderohet në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Termocentrali “Kosova A” tejkalon me grimca pluhuri normat e lejuara deri në 14 herë, ndërkaq Termocentrali “Kosova B” deri në 3 herë

Në bazë të matjeve për tremujorin e parë të vitit të kaluar të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, por edhe të raporteve të tjera për mjedisin, ndotësi më i madh i mjedisit në Kosovë rezulton të jetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, Termocentrali “Kosova A” tejkalon me grimca pluhuri normat e lejuara deri në 14 herë, ndërkaq Termocentrali “Kosova B” deri në 3 herë.

ARKATANA

Me gjithë filtrat, thekson raporti, mësohet se këto termocentrale po i tejkalojnë normat e lejuara.”Problematika është trashëgimi i mbetjeve, trashëgimi i industrisë nga e kaluara, ku asnjëherë nuk është intervenuar në mjedis, ku asnjëherë këto kompani të mëdha që ndotin ambientin nuk janë përkujdesur për mjedis, por është degraduar në maksimum mjedisi dhe është e paarritshme që për një kohë shumë të shkurtër të përmirësohet kjo gjendje”, thuhet në raportin e kësaj agjencie. Skënder H. Bucolli, drejtor në Zyrën Ekzekutive për Marrëdhënie me publikun dhe komunitetin në KEK, tha se në operim KEK-u i ka: TC ‘Kosova B’, njësia B1 dhe TC ‘Kosova A’, njësitë A3 dhe A4, ndërsa njësia B2 është në revision të planifikuar. Energjia elektrike e prodhuar është sipas balancës vjetore të energjisë dhe e tërë sasia e prodhuar e energjisë elektrike i dërgohet KESCOos (Furnizuesi publik).

Sektori energjetik përkeqëson ambientin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën) , thotë se Kosova gjendet në pozitë të rëndë mjedisore. “Një realitet i tillë e rendit Kosovën në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë”, tha ai. “Bazuar në vlerësimet e ekspertëve të çështjeve mjedisore, ndotja e ajrit, ujit dhe tokës kanë marrë përmasa alarmante dhe gjendja po keqësohet në Kosovë çdo ditë e më shumë”, është shprehur ai.kosova sot/