ARKATANA

Parandaloni fryrjen përmes këtyre ushqimeve!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndjenja se jeni fryrë në lukth, gazrat, mund të jenë një gjendje aspak e këndshme. Për fat të mirë, ekzistojnë mënyra natyrale që ta kaloni këtë gjendje me sukses.

Çajet – Përgatitni çaj më të fortë nga kamomili apo menta, shtoni pak mjaltë dhe limon. Çaji nga xhenxhefili po ashtu është shumë efektiv. Copëtoni 3 deri 4 pjesë, i përzieni me 3 dl ujë të vluar dhe e lini të mbuluar për 10 minuta. E ëmbëltoni me mjaltë dhe e pini para ose pas shujtës, për tretje më të mirë.

Farat – Mund të hani një lugë me fara qimnon, sa herë të keni telashe me tretjen. Po ashtu farat e anisit ndikojnë mirë kundër ngërçeve dhe gazrave.

UBT

Limoni – Në mëngjes, në lukth të zbrazët, pini një gotë ujë të vakët me dy lugë limoni. Kjo pije është e shëndetshme dhe e mbush organizmin me energji, ndikon në tretjen më të mirë të ushqimit dhe ndihmon të humbni në peshë.

Kungulli – Pasi që konsiderohet si një ushqim për dimër, atëherë hani kungull të pjekur apo të zier, sidomos atëherë kur ndjeni se jeni fryrë.

(Kosova Sot Online)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.