Eko Higjiena

Çaji më i mirë shtëpiak për dobësim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtarisht ka filluar sezoni i dietave të para Vitit të Ri, pra kjo është mënyra më e mirë për të humbur kilogramët e tepërt. Çajet për dobësim gjithmonë janë aktualë.

Nuk ka nevojë të blini çaje për dobësim, kur mund t’i bëni vetë më të mirë në shtëpi.

Përgatitja e çajeve për dobësim:

Përzieni një sasi të barabartë të rozmarinës, hithrave, lule-qumështores, mështeknës (Betula alba), hjeksës së fushave (Equisetum aruvense), maraqit, gjethe dielli (Plantaginacea) dhe qitni në një enë.

Përdorimi: Qitni tri-katër lugë supe në një litër ujë të vluar, mbyllni me kapak, lëreni të qëndrojë 15 minuta dhe kullojeni.

Këshillë: Pini një litër të kësaj përzierjeje çaji në ditë bashkë me 1 filxhan çaji të gjelbër.Për dobësim mund të përdorni edhe çajin nga hithrat.

Një-dy lugë çaji të fletëve të thata të hithrave qitni në 250 ml ujë të vluar. Lërini të qëndrojnë 5 minuta dhe kulloni.

Kjo është e mjaftueshme për një filxhan çaj.

HW

Pos që do të dobësoheni, trupi juaj do të përjetojë rilindje të plotë për shkak të pirjes së çajit të hithrave.

Çaji i pashmangshëm për dobësim është çaji i gjelbër.

Çaji i gjelbër ndihmon me rastin e humbjes së peshës trupore me pirje të rregullt të këtij çaji.

Përdorimi: Çaji i gjelbër zakonisht merret në doza prej 300 – 400 mg polifenol (substancë aktive në çajin e gjelbër) në ditë.

Një filxhan çaj përmban 50 – 100 mg polifenol.

Këshillë shtesë: Nëse vendosni që të dobësoheni me ndihmën e çajit, patjetër rregulloni edhe ushqimin.

Pirja e sasisë së madhe të çajit kërkon zvogëlim të pirjes së kafes apo eliminim i tërësishëm të saj.

Çaji përmban kafeinë, pra nëse pini akoma edhe kafe, trupi juaj do të pësojë shok.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.